Sports
“Protestë me qytetari”/ Kikia: Reagim masiv i qytetarëve, njësoj si në 97-ën
cna.al
•11 June 2026, 10:00 PM

“Ka shumë faktorë që ndikojnë te ky masivitet. Ajo që është me rëndësi, është le të themi qytetaria që e përshkon zhvillimin e kësaj proteste. Nuk bëhet fjalë për një target të popullsisë, si rinia apo fermerë. Aty flitet për gjithçka dhe asgjë konkrete.
Gjithçka është përqendruar te largimi i qeverisë. Kjo nënkupton një fakt shumë domethënës, që edhe nëse do të duhet të negociosh me një individ apo një grup, që ekspozohen nesër si përfaqësues zyrtar, do të jetë e vështirë që ty përcaktosh çështjen me të cilën do të negociohet. Pjesëmarrja nuk është vetëm çështja mjedisore, Zvërneci, pasi ajo ishte simbolika”,-u shpreh gazetari.



